Me këtë moto mbrëm Sektori i Femrës pranë shoqatës “Klubi ELITA” i filloi ligjëratat javore, ligjërata kushtuar ngritjes edukativo arsimore dhe fetare të gjinisë femërore.
Ky fillim u shënua me një manifestim solemn, me ç’rast përveç fjalimeve, kishte edhe ilahije dhe recitale.

Manifestimin e udhëhoqi Hafsa Elmazi, ndërsa fjalë rasti mbajti kryetarja Rejhane Duraku Ismaili e cila foli mbi rëndësinë e edukimit fetar dhe mbi rolin e rëndësishëm që shoqata e ka në shoqërimin dhe kultuvimin e vlerave me të cilat shoqëri do të lihen gjurma të mira dhe me të cilat do të jetë i kënaqur edhe Krijuesi Fuqiplotë.

Ashere dhe ilahijet u realizuan nga grupi i nxënëseve të udhëhequra nga Zylfije Kadriu dhe nën mbikqyrjen e mësueses Nurane Limani.

Nuk munguan as tregimet motivuese të cilat i interpretuan Fatjona Sulejmani, Anila Murati dhe Nermine Hamidi.

Në fund, manifestimi u përmbyll me një koktel rasti.

Ligjëratat javore edhe këtë vit do të mbahen çdo të enjte me ligjëruese të ndryshme, ndërsa pjesmarrja është e hapur.